ZYRTARE
Komisioni merr vendimin për Flamurtari-Vëllaznimi
23 October, 2017 @15:14
Pas shqyrtimit të raporteve nga ndeshja Flamurtari-Vëllaznimi, Komisioni i Garave të FFK-së ka marrë vendim që ndeshja në fjalë të regjistrohet me rezultat 0-3 në të mirë të Vëllaznimit.
“Ndeshja është ndërprerë në kohën shtesë, 90+ për shkak se në momentin e barazimit të rezultatit të ndeshjes në fillim një shikues ka hyrë në fushë dhe ka goditur lojtarët e KF Vëllaznimi me shkop, pastaj kanë hyrë edhe disa shikues tjerë dhe është krijuar rrëmujë para portës së Vëllaznimit dhe gjyqtari e ka ndërprerë ndeshjen për shkak të situatës së krijuar, andaj KG konform Nenit 51, Paragrafi 1, i Rregullores Disciplinore regjistron ndeshjen 3-0 në të mirë të KF Vëllaznimi,” është thënë në arsyetimin e KG-së.
Flamurtari ka në dispozicion 8 ditë prej sot për tu ankuar në këtë Vendim të KG-së.