GALATASARAY-FENERBAHÇE
Derbi i zjarrtë turk, kalon qetë
22 October, 2017 @21:55
Dueli i sotëm i zhvilluar në Stamboll, ndërmjet Galatasarayit dhe Fenerbahçes ka përfunduar me barazim pa gola, 0-0.
Derisa deliriumi ishte në tribuna, lojtarët nuk gjetën golin në fushë, ku Galatasaray nisi më mirë të dyja pjesët, e Fenerbahçe në minutat në vazhdim merrte dominimin.
17 minutat e fundit të ndeshjes Galatasaray i luajti me 10 lojtarë, pasi që Younes Belhanda u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Statistikisht, Galatasaray për herë të parë këtë stinor nuk shënoi gol, ndërsa Fenerbahçe nuk arriti të shënojë për herë të dytë këtë stinor.
Pas këtij rezultati, Galatasaray mbetet lider i Superligës turke me 24 pikë, ndërsa Fenerbahçe e gjashta me 15 sosh.