VUSHTRRIA-KEK
KEK-u mbetet i pamposhtur edhe pas derbit
21 October, 2017 @16:32
Rreth 1 mijë shikues ishin tubuar në Ferki Aliu të Vushtrrisë sot për të parë derbin e Ligës së Parë ndërmjet ish-kampionit të Kosovës, Vushtrria me KEK-un e pamposhtur në Ligë të Parë.
Ndeshja përfundoi me barazim, 1-1, ndërsa Vushtrria edhepse tentoi, nuk arriti t’ia shkaktojë elektricistëve humbjen e parë të stinorit.
Bile, KEK-u heret kapi avantazhin në ndeshje përmes Visar Sahitit, 0-1, që shënoi brenda 10 minutave të parë të ndeshjes.
Sidoqoftë, vendasit nuk lanë shumë kohë për të kërkuar golin e barazimit, pasi që kapiteni dhe sulmuesi me përvojë i ekipit, Labinot Osmani, shënoi nga penalltia për barazimin 1-1.
Krejt kjo, brenda 15 minutave të para të ndeshjes, që më pas përkundër tentimeve nga të dyja palët, nuk solli ndërrim në rezultat, derisa ekipet ndanë pikët në fund.
KEK-u pas 11 xhirove të para mbetet i pamposhtur dhe lider i Ligës së Parë me 17 pikë, ndërsa Vushtrria aktualisht është e treta me 20 pikë.