VLLAZNIA-GJILANI
Gjilani dështon të merr kreun
21 October, 2017 @15:44
Luajti si mysafir në terren të vetin. Kishte mundësinë që me fitore të kapte vendin e parë në klasifikim.
Asnjëra nuk ndodhi. Përkundër rasteve të mira, Gjilani nuk ka arritur të shënojë në portën e Jasir Bajramit të Vllaznisë për të marrë epërsinë në ndeshje e ndoshta edhe për të fituar.
Rastet e Vllaznisë, gjithashtu kanë qenë të mira, ndërsa më të mirën e ka çuar kot, Shkëmbim Salihu, që për herë të parë si vendas luajti nën drejtimin e Bylbyl Sokolit.
Rastet më të mira për Gjilanin i kanë pasur Isa Eminhaziri dhe Armend Thaqi, që kanë dështuar të shënojnë para portës kundërshtare.
Gjilani tash me 19 pikë ka regjistruar edhe barazimin e shtatë në elitë, ndërsa Vllaznia mbetet e fundit me 5 pikë, duke kapur pikën e radhës.