PARA NDESHJES: VLLAZNIA-GJILANI
Një fitore larg kreut dhe lufta për shpresë
21 October, 2017 @8:34
Dy ekipe me synime krejtësisht të kundërta ballafaqohen sot në Gjilan, ku Vllaznia e Pozharanit luan në cilësinë e vendasit ndaj Gjilanit.
Derisa Vllaznia ka emëruar Bylbyl Sokolin trajner gjatë kësaj jave dhe po kërkon pikët për të dalë nga fundi i klasifikimit, në anën tjetër Gjilani i Arbnor Morinës, i pamposhtur ende në Superligë, po kërkon fitoren për të kapur lidershipin e elitës.
Të dyja skuadrave u duhet fitorja në fund të ciklit të parë të ndeshjeve të Superligës. Vllaznisë për ta përfunduar atë në vend të parafundit e gjilanasve për t’ua shtuar shpresat për titullin e parë kampionë në histori, nëse e mbajnë këtë ritëm.
Selim Isufi është gjyqtar kryeso i ndeshjes me asistent Ramadan Hysenin dhe Arton Latifin.