GATI 3 ORË PAS INCIDENTIT
FFK zyrtarizon çështjen Flamurtari-Vëllaznimi
20 October, 2017 @18:51
Kanë kaluar gati 3 orë prej se u ndërpre ndeshja dhe FFK në lajmin e përgjithshëm të ndeshjeve të sotme ka bërë të ditur për fatin e ndeshjes Flamurtari-Vëllaznimi.
“Ndeshja ndërmjet Flamurtari dhe Vëllaznimit është ndërprerë në minutën e 90-të pas golit të barazimit nga skuadra mysafire. Për këtë ndeshje Komisioni i Garave do të marrë Vendimin në mbledhjen e saj që do ta mbajë të hënën, pas grumbullimit të të gjitha materialeve,” ka shkruar brenda në lajm.
Flamurtari kishte avancuar heret në takim përmes Mërgim Boshnjakut, ndërsa Vëllaznimi barazoi në minutën e 90 të takimit kur portieri Altik Muhaxhiri shënoi për 1-1.
VIDEO E NDËRPRERJES SË NDESHJES
Derisa gjakovarët festonin golin e barazimit, një tifoz i Flamurtarit sulmoi lojtarët e Vëllaznimit me një gjësend të fortë, e pas kësaj nisi tollovia e përgjithshme.