NDESHJET E ORËS 21:05
Milan mbetet lider, përkundër barazimit me grekët
19 October, 2017 @23:28
Edhepse nuk pati fitues në ndeshjen shterpe, të përfunduar pa gola në San Siro, ndërmjet Milanit dhe AEK-ut, rossonerët kanë mbetur liderë të Grupit D në Europa Ligë, me 7 pikë pas 3 ndeshjeve të zhvilluara.
Rijeka ka shënuar fitoren e parë europiane sonte, duke e mposhtur Austria Vjenën si mysafire, 1-3, ku Mario Gavranovic ka shënuar dy herë.
GRUPI E
Në duelet tjera që ia vlen të përmenden, Everton është mposhtur nga Lyon 1-2, duke rrezikuar kalimin tutje nga Grupi E. Atalanta e Etrit Berishës ka mposhtur Apolonin 3-1 dhe ka 7 pikë në këtë grup, 2 më shumë se Lyoni që shënoi fitoren e parë të grupit.
GRUPI C
Hoffenheim gjithashtu ka shënuar fitoren e parë në Grupin C, duke e mposhtur Istanbul Basaksehirin, 3-1, ku të gjitha golat kanë ardhur në pjesë të dytë. Ludogorets udhëheq këtë grup me 7 pikë, para Sporting Bragës me 6, derisa Hoffenheim ka 3 e Istanbul 1 pikë.