DEBUTON NDAJ PARTIZANIT

Vllaznia zyrtarizon Ernest Gjokën
19 October, 2017 @15:41
Skuadra e Vllaznisë ka zyrtarizuar para pak çastesh Ernest Gjokën si trajner të ekipit të saj.
Ekipi shkodran largoi nga detyra trajnerin e deritashëm, Armando Cungu, ndërsa emëroi në vend të tij Gjokën.
Gjoka në stinorin e kaluar bëri për herë të parë në histori Kukësin kampion dhe pritet që të këndell Vllazninë, pas rezultateve jo të mira që kishte këtë fillim stinor.
Dueli i parë i Gjokës si drejtues i ekipit shkodran do të jetë si vendas ndaj Partizanit të Mark Iulianos.