XHEVAHIR SUKAJ
Saktësohet mungesa e Sukajt
19 October, 2017 @14:30
Pas lëndimit të Edgar Çanit, edhe sulmuesi tjetër i Partizanit, Xhevahir Sukaj është lënduar në duelin e fundit kampional.
Ndërsa sot, skuadra e kuqe nga Tirana, ka bërë të ditur përmes një njoftimi publik se mungesa e tij pritet të jetë 10 ditëshe në ekip, për shkak të natyrës së lëndimit të pësuar.
Sukaj do të mungojë kështu në duelin që Partizani do ta zhvillojë ndaj Vllaznisë, që do të shtojë edhe më problemet e Mark Iulianos, në momentin kur ekipi filloi të këndellet.