ZYRTARIZOJNË SHKODRANËT

Shkarkohet Cungu
19 October, 2017 @12:00
Trajneri i deritashëm i Vllaznisë së Shkodrës, Armando Cungu, është shkarkuar nga detyra e tij, me marrëveshje, ka bërë të ditur klubi shkodran përmes një komunikate të lëshuar për shtyp, njoftojnë sot mediat tiranase.
“KF Vllaznia përshëndet punën dhe kontributin e deritashëm të trajnerit Armando Cungu dhe informon ndërprerjen konsensuale të bashkëpunimit,” ka bërë të ditur ndër të tjera njoftimi i lëshuar nga klubi kuqekaltër.
Vllaznia ka shënuar fitore në xhiron e parë të kampionatit ndaj Lushnjës dhe prej atëherë ka renditur 2 barazime e 3 humbje duke mos arritur të shënojë fitore më, që besohet të jetë arsyeja e largimit të tij nga detyra.
Mediat në Shqipëri përfolin emrin e trajnerit Ernest Gjoka, si pasardhës të Cungut te Vllaznia.