SKENDERBEU-PARTIZANI

Barazim, Shehi shpëton Skënderbeun në fund
19 October, 2017 @23:11
Skënderbeu ka marrë edhe pikën e dytë në tre ndeshjet e para të zhvilluara në Grupin B të Europa Ligës, duke barazuar me Partizanin sonte, 0-0.
Skënderbeu ka pasur disa raste për të shënuar në portën e beogradasve, por James Adeniyi ka dështuar të shënojë në rastin më të mirë të korçarëve në pjesë të parë.
Ndërkaq, në fund, hero ka qenë kapiteni Orges Shehi, që ka shpëtuar 2 raste të qindpërqindta të krijuara nga rivali.
Në duelin tjetër të Grupit B, lideri Dynamo Kiev ka barazuar me Young Boysin 2-2.
Dueli i radhës i Skënderbeut është përsëri ndaj Partizanit, por kësaj radhe si mysafir në Beograd.
Gjasat për kualifikim të Skënderbeut mbeten të gjalla dhe në dorën e ekipit, që ka mbetur të shënojë një fitore për të ngritur mjaft mundësitë.
TABELA AKTUALE E GRUPIT B:
1 | Dynamo Kiev UKR | 3 ndeshje | 7 pikë | |
2 | Young Boys ZVI | 3 ndeshje | 3 pikë | |
3 | Partizan SRB | 3 ndeshje | 2 pikë | |
4 | Skënderbeu SHQ | 3 ndeshje | 2 pikë |