BLICK.CH
Dhuna te Flamurtari-Vëllaznimi, në mediat e huaja
22 October, 2017 @17:10
Nuk ka vonuar shumë dhe dhuna e shfaqur në Xhemajli Ibishi të Prishtinës të premten, shpejt është përhapur në mediat ndërkombëtare.
“Derisa lojtarët e Vëllaznimit festonin, një tifoz i Flamurtarit futet në fushë dhe godet lojtarët. Situata eskalon tërësisht,” ka shkruar Blick, derisa ka cekur se ndeshja është ndërprerë pasi që policia është dashur t’i ndalojë tifozët tjerë “në ndjekje të çmendurisë” për t’i lënduar lojtarët tjerë të Vëllaznimit.
Blick ka transmetuar edhe videon e goditjeve dhe trazirave në këtë ndeshje nga mediat tona.
FFK ka bërë të ditur se Vendimin për këtë ndeshje do ta merr nesër, të hënën më 23 tetor 2017.