HEERENVEEN-VITESSE
Rashica hap rrugë për fitoren e Vitesses
22 October, 2017 @22:16
Mesfushori i Kosovës, Milot Rashica, ka shënuar golin e tretë personal të stinorit sot, ndërsa të parin për ekipin e tij Vitesse, që hapi rrugë për fitore si mysafir ndaj Heerenveenit 0-4.
Rashica shënoi në minutën e 17 të ndeshjes për 0-1, ndërsa më pas bashkëlojtarët e tij vazhduan me gola për të sjellë fitoren e pestë të stinorit për Vitessen, që i shpie ata në vend të tretë të klasifikimit në Eredivisee të Holandës, me 6 pikë më pak se PSV lidere që ka 24 dhe vetëm një pikë më pak se Ajaxi që ka 19 pikë.