KOMISIONI
FFK shqipton dënimin për Flamurtarin
23 October, 2017 @17:56
Pas vendimit që Vëllaznimi e fiton me rezultat 0-3 në tavolinë ndeshjen ndaj Flamurtarit, Komisioni Disciplinor i garave ka shqiptuar edhe një dënim për skuadrën e Flamurtarit.
Dënimi i publikuar nga FFK-ja është paraqitur më poshtë:
“KF FLAMURTARI nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime të rënda në organizimin e ndeshjes (motivi; hyrje e spektatorëve në fushë dhe sulmi i lojtarëve mysafirë në minutat shtesë të lojës 90 + 2, prej nga pëson lojtari me numër 6 i klubit të futbollit “ Vëllaznimi“, i cili goditet me shufer prapa në shpinë ku si rrjedhojë e kësaj sjellje dhe hyrjes së publikut në terren erdhi deri të ndërprerja e ndeshjes së javës së XI-të Superligës së Kosovës në futbol: FLAMURTARI – VËLLAZNIMI, e zhvilluar në stadiumin “ Xhemail Ibishi “ në Prishtinë, dënohet me 4 ndeshje moszhvillim të ndeshjeve në fushën e vet sipas radhës në cilësi të nikoqirit, sipas nenit 51, paragrafi 1, pika 5, të Rregullores Disciplinore.”