Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI 2-5 TREPÇA'89

Dy të kuq te vendasit, goleadë e ‘89-shit për t’iu afruar shpëtimit

Dy të kuq te vendasit, goleadë e ‘89-shit për t’iu afruar shpëtimit


5 July, 2020 @19:14

Tashmë Drenica dhe Flamurtari mund të ndjehen të rrezikuar seriozisht, pasi që me fitoren e sotme të thellë të Trepçës’89 ndaj Ferizajit si mysafir, mitrovicasit i janë afruar në një pikë zonës së shpëtimit. Fitorja e dytë me radhë për ekipin e Shpëtim Idrizit, afron Trepçën’89 në mbijetesë.

Ferizaji u mposht nga Trepça’89 2-5 [Kenan Orana 61, Nermin Hajdarevic 74 - Behar Bardhi 18ag, Arbnor Muja 21, Arb Manaj 39, Muharrem Jashari 67p, Berat Ahmeti 90+3], ndërsa fitorja çon në 34 pikë ekipin e Shpëtim Idrizit, që është vetëm një pikë larg zonës së shpëtimit, për momentin e kapur nga Drenica me 35 pikë.

Tri gola të shpejtë nga Trepça’89 në pjesë të parë vendosën ndeshjen. Kur 45 minutat e para të ndeshjes përfunduan 0-3 në të mirë të mitrovicasve, dilema për fitues s’kishte.

Me autogolin e Behar Bardhit Trepça’89 erdhi në epërsi 0-1 (18’). Shpejtë, me asistimin e Lassine Traores shënoi Arbnor Muja për 0-2 (21’) ndërsa shënuesi më i mirë i ekipit Arb Manaj përcaktoi rezultatin e pjesës së parë me golin e shënuar 0-3 (39’).

TABELA AKTUALE

Ky gol bëri që trajneri i Ferizajit Burim Çerkini të përjashtohet me karton të kuq nga referi për shkak të protestimeve të tija.

Pjesa e dytë nisi me tentime të njëjta të mitrovicasve, por ishin vendasit që shënuan të parët. Kenan Orana e bëri rezultatin 1-3 (61’) dhe kur pritej që Ferizaji të bënte më shumë, në zonë Gentrit Halili shkakton ndërhyrje, që bën atë të merr kartonin e dytë të verdhë dhe penallti për kundërshtarin.

E mesfushori i dalluar Muharrem Jashari i saktë, bëri rezultatin 1-4 (67’) me golin e tij nga penalltia.

Hajdarevic i vendasve uli edhe njëherë epërsinë e mysafirëve, kur me kokë shënoi 16 minuta para fundit të ndeshjes për 2-4 (74’). Por pastaj pasoi edhe një karton i kuq të vendasit, pasi që Behar Bardhi u përjashtua dhe kështu, deri në fund të ndeshjes e tëra që ndodhi ishte një sulm i mysafirëve, për t’ia dhënë mundësinë Gëzim Rusit për asistim drejt Berat Ahmetit për përfundimtaren 2-5 (90+3).

Trepça’89 në xhiron e radhës pret Vushtrrinë si vendas, ndërsa Ferizaji i shkon Drenicës.

Ferizaji vs Trepca 89


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga