Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WOLVES - ARSENAL

E 200-ta për Xhakën, Arsenali mposhtet pas 7 ndeshjeve

E 200-ta për Xhakën, Arsenali mposhtet pas 7 ndeshjeve


2 February, 2021 @20:56

Pas shtatë ndeshjeve radhazi pa humbje në Premier League, Arsenali është mposhtur në takimin e luajtur në udhëtim te Wolves.

Ndeshja filloi mjaft mirë për Arsenalin, që fillimisht iu anulua një gol nga VAR e më pas epërsia erdhi nga goli i Pepe, mirëpo gjithçka mori kahje tjetër në fundin e pjesës së parë.

Aksidentalisht, David Luiz shkaktoi ndërhyrje të palejuar në zonën e tij, gjë që detyroi gjyqtarin të akordojë penallti, mirëpo diskutime të shumta shkaktoi përjashtimi i brazilianit Luiz, kur u pa që ndërhyrja e tij ishte plotësisht aksidentale dhe marrë parasysh faktin që “dënimi i dyfishtë - penallti dhe përjashtim” nuk po praktikohet si më parë në futboll.

Wolves shënoi nga pika e bardhë, dërgoi ndeshjen në pushim 1-1, e më pas në pjesën e dytë Moutinho (49’) realizoi një super-gol për 2-1, gol që doli të ishte i fitores.

TABELA AKTUALE

Gjërat londinezëve ia komplikoi edhe më tepër portieri Leno, që në minutën e 73’ në mënyrë amatoreske preku topin me dorë jashtë zonës, për t’u përjashtuar dhe për ta lënë Arsenalin me 9 lojtarë në fushë.

Pjesa e mbetur e ndeshjes u menaxhua mirë nga “ujqit” dhe Arsenali u detyrua të pajtohet me humbje.

Anash humbjes, i vetmi lajm i mirë për Arsenalin nga ky takim është rikthimi i Aubameyang, i cili u rikthye pas disa ndeshjeve mungesë, duke u inkuadruar gjatë pjesës së dytë të ndeshjes.

Granit Xhaka sonte ishte startues për Arsenalin dhe u ndëshkua me karton të verdhë, ndërkohë që e zhvilloi paraqitjen e 200-të në të gjitha garat me klubin londinez.

Pas 22 xhirove, Arsenali veten e gjen në vendin e 10 me 31 pikë, kurse Wolves ka 5 pikë më pak, 3 vende më poshtë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League