SEJDIU - PAS NDESHJES
E dinim dhe gabuam
27 March, 2016 @22:22
Gani Sejdiu e njihte shumë mirë skuadrën që e kishte përballë sot. Ai u kishte tërhequr vërejtjen lojtarëve gjatë javës për forcën e krahëve të Ferronikelit, por prapëseparë ata nuk u ndalën.
“Më së shumti më brengos fakti se aty ku kemi stërvitur më së shumti, gabuam. E dinim forcën e Ferronikelit prej kundërsulmeve nga krahu dhe nuk arritëm të ndalim, duke gabuar në mbrojtje,” ka thënë Sejdiu për mikrofonët e mediave pas disfatës që ekipi i tij Trepça’89 e pësoi sot nga Ferronikeli.