RAMIZ SADIKU - ARBËRIA

E dyta rresht për Arbërinë, largohet nga pjesa e poshtme
29 September, 2021 @20:47
Skuadra e Arbërisë sot ka regjistruar fitoren e dytë rresht, duke e mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat 1-2.
Pas rezultateve jo të mirë në fillim të kampionatit, Arbëria me 2 fitore rresht në krye me Megzon Visokën arriti të largohet nga pjesa e poshtme të tabelës.
Me 8 pikë të grumbulluara, Arbëri gjendet në pozitën e pestë, kurse me Ramiz Sadiku me 9 pikë gjendet një pozitë më lartë.
Në xhiron tjetër Arbëria e pret Fushë Kosovën, derisa Ramiz Sadiku takohet me Flamurtarin.