BALLKANI - FERONIKELI

“Heshtja” në Suharekë, e largoi nga kryesimi Ballkanin
29 September, 2021 @17:45
Skuadra e Ballkanit sot ka barazuar 0-0 me Feronikelin.
Ballkani i kishte disa raste me Armend Thaqin e Meriton Korenicën, por nuk arriti ta tund rrjetën e Feronikelit, derisa ky lëshim i kushtoi me pozitë të parë.
Me fitoren e Drenicës, Ballakani tani gjendet në pozitën e dytë me 13 pikë, kurse Feronikeli me 7 pikë në pozitën e shtatë.
Ballkani në xhiron e tetë do të takohet pikërisht me Drenicën dhe mund të rikthehet përsëri në krye të tabelës, ndërsa Feronikeli e pret Ulpianën.