A&N - ISTOGU

A&N rrëmben pikën në minutat shtesë
29 September, 2021 @19:16
Skuadra prizrenase, A&N, sot ka barazuar me Istogun 1-1.
Istogu shënoi gol në minutën e 84’ me Ragip Mazrekaj, kurse A&N e barazoi rezultatin në minutën e katërt shtesë.
Skuadrës prizrenase gjatë ndeshje iu anulua një gol.
A&N me 10 pikë të grumbulluara gjendet në pozitën e tretë, kurse Istogu me 4 pikë në pozitën e nëntë.
Në xhiron e shtatë A&N përballet me Trepçën, derisa Istogu e pret Rahovecin.