2 KORRIKU - VITIA

FOTO / 2 Korriku
2 Korriku vazhdon kryesimin pa humbje
29 September, 2021 @20:32
Lideri i Grupit B, 2 Korriku, e mposhti Vitinë me rezultat 2-1.
Labinot Jetullahu shënoi golin e parë të 2 Korrikut, derisa Vitia e barazoi rezultatin para përfundimit të pjesës së parë.
Goli i fitores për 2 Korrikun erdhi nga Drin Ymeri, i cili shënoi golin e tretë në Ligën e Parë.
2 Korriku me 14 pikë gjendet në krye të Grupit B, kurse Vitia me 4 pikë gjendet në pozitën e nëntë.
Në xhiron e shtatë 2 Korriku përballet me Kikën, derisa Vitia e pret Ferizajin.