FUSHË KOSOVA - VUSHTRRIA

FOTO / Vushtrria
Taulant Avdyli ngrit Vushtrrinë në pozitën e dytë
29 September, 2021 @20:37
Skuadra e Vushtrrisë e mposhti sot Fushë Kosovën me rezultat 0-2.
Të dyja golat erdhën nga lojtari Taulant Avdyli, në minutën e dytë dhe tetë të ndeshjes.
Vushtrria me këtë fitore ngritet në pozitën e dytë në Grupin B me 12 pikë, derisa Fushë Kosova gjendet në pozitën e shtatë me 7 pikë.
Në xhiron e shtatë Vushtrria e pret Vllazninë, kurse Fushë Kosova përballet me Arbërinë.