Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA

E FUNDIT: Mesfushori njofton largimin nga kombëtarja

E FUNDIT: Mesfushori njofton largimin nga kombëtarja


16 November, 2021 @16:22

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, mesfushori që dikur ishte startues i rregullt te kombëtarja e Shqipërisë, ka bërë të ditur që tashmë përfundimisht është larguar nga kombëtarja dhe nuk do të jetë më pjesë e saj.

Bëhet fjalë për Taulant Xhakën, i cili sot përmes një postimi në Instagram ia dha lamtumirën përfundimtare karrierës së tij me kombëtaren e Shqipërisë.

Në postimin e tij në Instagram, Xhaka falënderoi të gjithë, duke treguar që ka qenë gjithmonë ëndrra e tij të luajë për Shqipërinë, por tashmë ka ardhur koha të largohet.

Letrën e plotë të Taulantit mund ta lexoni KËTU.


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria