VUSHTRRIA - PRISHTINA

E katërta me radhë për Prishtinën
29 September, 2019 @16:56
E katërta fitore me radhë, e treta nën drejtimin e Armend Dallkut në po aq ndeshje, për Prishtinën ka ardhur në ndeshjen e luajtur sot në udhëtim te Vushtrria.
Dallku skuadrën e qytetit të tij të lindjes, ku edhe e filloi karrierën si futbollist, arriti ta mposhtë me rezultatin përfundimtar 0-3, derisa golat e kryeqytetasve u shënuan nga Alban Shillova (2’), Nertil Hoxhaj (autogol 41’) dhe Armend Thaqi nga pika e bardhë (56’).
Kjo fitore bën që Prishtina ta mbajë hapin me liderët e renditjes, ndërsa Vushtrria edhe më tutje mbetet në zonën e rrezikshme.
Xhiron e ardhshme, Prishtina luan ndaj Drenicës në “Fadil Vokrri”, kurse Vushtrria udhëton në Gjilan për t’u ndeshur me Dritën.