Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2 KORRIKU 1-2 VITIA

E katërta radhazi, forma më e mirë e stinorit!

E katërta radhazi, forma më e mirë e stinorit!


30 April, 2022 @18:25

Fitorja e katërt me radhë ka bërë që Vitia dy xhiro para fundit të stinorit në Ligë të Parë Grupi B të mos i lë të qetë kundërshtarët mbi të!

E fundit në renditje dhe me trajnerin e dorëhequr Ali Osmani, Vitia nuk dukej se do të mund të këndellej, por tashmë kanë shënuar ecurinë më të mirë të stinorit me trajnerin e ri Liridon Kukaj, derisa Vitia sot mposhti edhe 2 Korrikun në Prishtinë për përfundimtaren, 2 Korriku 1-2 Vitia [Thesar Ismajli, Omer Shemshiu].

TABELA AKTUALE

2 Korriku që gjatë stinorit kishte ecuri tepër të mirë, kah fundi rrëshqet dhe tashmë Vitia shpreson në mbijetesë pasi që Ismajli e Shemsiu i dhanë fitoren ekipit, të katërtën me radhë dhe të shtatën e stinorit.

Tash ndeshja jetike, Vitia pret Vllazninë dhe i shkon Arbërisë pa motiv në xhiron e fundit! Shpresat janë aty, Vitia mund të mbijetojë!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë