Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

E kërkon PremierLigën

E kërkon PremierLigën


29 April, 2020 @0:31

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi po e kërkon Premier Ligën. E përditshmja sportive turke Fotomaç ka bërë të ditur se sulmuesi prizrenas në takimin e fundit që ka pasur me kryetarin e Fenerbahçes, Ali Koç, i ka thënë qartë se e dëshiron Anglinë.

Muriqin që posa ka mbushur të 26-tat ka interesim edhe nga klubet italiane, por si duket sulmuesi kryesor i Kosovës dëshiron sfidën e madhe, Premier Ligën.

Fenerbahçe mund të shes kosovarin pasi që në kohë të pandemisë kriza financiare ka kapluar pjesën më të madhe të ekipeve, e Muriqi mund të këndell arkën e klubit. Ish lojtari i Gençlerbirligit dhe Rizesporit, Muriqi ka shënuar 15 gola këtë stinor për ekipin nga Stambolli.

E në Premier Ligë, për Muriqin interesim më të madh ka pasur ekipi i Jose Mourinhos, Tottenham Hotspur!


 
Të gjitha lajmet nga La Liga