BRIGHTON & HOVE ALBION
E larguan pasi mbijetuan stinorin
13 May, 2019 @16:48
Skuadra e cila siguroi mbijetesën në Premier Ligë, Brighton, ka bërë të ditur se ka shkarkuar trajnerin e ekipit, Chris Hughton.
Brighton dje pati paraqitje të mirë në pjesë të parë ndaj kampionit Manchester City, bile avancoi në fillim të ndeshjes, por kjo nuk mjaftoi për kryesinë.
“Statusi ynë në Premier Ligë u rrezikua shumë,” ka thënë kryetari i klubit Tony Bloom pas vendimit për shkarkimin e Hughtonit.
Hughton 60 vjeç erdhi në krye të Brightonit në dhjetor të vitit 2014. Çoi ekipin në Premier Ligë dhe qe dy stinorë ky ekip po mbijeton në elitë.
Ai është bërë trajneri i shtatë i Premier Ligës i shkarkuar këtë sezon. Hughton fitoi çminin e trajnerit të muajit mars 2018 në Premier Ligë.
Brighton në nëntë xhirot e fundit të Premier Ligës nuk arriti asnjë fitore dhe me vetëm tre barazime që prej 9 marsit, ka siguruar mbijetesën në elitë.