ZEKIRIJA RAMADANI
Mbeten edhe dy finale
12 May, 2019 @0:35
Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, pas fitores së sotme ndaj Dritës ka thënë që ekipi i tij ka gjetur shpejt golin e çlirimit dhe kështu nuk e ka pasur problem fitoren.
“E dinim që motivimi duhet të jetë në anën tonë. Drita tregoi kualitet, por kur s’ke objektiv është vështirë të luhet,” ka thënë trajneri Ramadani.
Shiko: TABELA AKTUALE
“Ne e dinim që shpejt të hapim rezultatin, pasi që shënuam një gol, më pastaj ishte lehtë,” ka shtuar ai.
“Jemi të përgatitur dhe tash shkojmë në dy finalet e mbetura,” ka përfunduar shkupjani në krye të ekipit lider.
Shiko: RAPORTI dhe VIDEO e ndeshjes
Feronikeli ka dy pikë më shumë se Prishtina dy xhiro para fundit të stinorit. Dy duelet e fundit të Feronikelit janë më të vështira të mundshme. Xhiron që vjen i shkojnë Llapit, ndërsa në të fundit presin Prishtinën.