MIREL JOSA
Nuk shoh si luajnë kundërshtarët
11 May, 2019 @23:57
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josab, në deklaratën e tij për media pas ndeshjes së fituar ndaj Llapit 1-0 ka thënë se ai nuk mirret me lojën e kundërshtarit, por me ekipin e tij.
“Ne e kishim përgatitur normalisht ndeshjen, sepse unë nuk shoh se si luajnë kundërshtarët, më intereson të shoh vetëm skuadrën time dhe si do t’i kundërvihemi këtij kundërshtari, duke e pasur parasysh aftësitë e lojtarëve të mi, dmth nuk merrem shumë me përgatitje sa i përket duke e parë kundërshtarin apo për ta markuar kundërshtarin ose zonat e kundërshtarit,” ka thënë fillimisht Josa.
Shiko: TABELA AKTUALE
“Mund të dilte ndeshja edhe barazim, sepse faktikisht ne shënuam në minutën e 88-të, topi mund të mos shkonte në portë, me fat – pa fat, por ne duhet të jemi shumë të qetë dhe për mua durimi për filozofinë time të lojës, ato aksione që i bëjmë t’i bëjmë të sakta. Për mua kjo është kyçi i lojës sotme e cila nuk do të thotë asgjë në qoftë se ne nuk kemi vazhdimësi në ndeshjet tjera. Tash mbetën edhe dy ndeshje deri në fund, këtë ndeshje duhet ta hedhim pas shpinës duke parë se çfarë do të ndodhi në ndeshjet e ardhme, qoftë me Trepçën ’89 apo Feronikelin, do të jenë shumë deciziv,” ka përfunduar ai.
Shiko: RAPORTI dhe VIDEO e ndeshjes
Prishtina me këtë fitore ka mbajtur hapin me Feronikelin kryesues dhe tashmë futet në dy xhirot e fundit të stinorit me forcë të plotë në luftë për titull kampioni.