Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REKORDI

E lëvdon Muller

REUTERS/Gustau Nacarino

E lëvdon Muller


11 December, 2012 @9:01

Gjermani Gerd Mueller ka lavdëruar Argjentinasin Lionel Messi si “një lojtar i mahnitshëm” pasi ylli i Barcelonës ka thyer rekordin e Mullerit për numrin më të madh të golave të shënuara në një vit kalendarik.

Për Gjermaninë dhe Bayernin e Mynihut në 1972-shin Mueller shënoi plot 85 gola dhe u deshën plot 40 vjet që ky rekord të thyheshe të dielën mbrëma ku Messi shënoi golat e 85-të dhe 86-të, në fitoren e Barcelonës kundër Betisit 2 - 1.

“Rekordi im qëndroi për 40 vjet, 85 gola në 60 ndeshje, dhe tani lojtari më i mirë në botë e ka thyer atë. Më vjen shumë mirë për të. Është një lojtar i mrekullueshëm, gjigand. Po të kisha zgjedhur vetë dikë që të thyente rekordin tim, nuk do të ishte askush përveç Messit.” ka thënë Muller për Sport1.de


 
Të gjitha lajmet nga