BUNDESLIGA
E nënta për Bayernin
17 October, 2015 @17:47
Serinë perfekte të fitoreve në Bundesligë, Bayern Munchen e ka vazhduar edhe këtë javë.
Gjiganti bavarez kësaj radhe ka shënuar fitore ndaj Werder Bremenit, me rezultat minimal 1-0, duke e regjistruar fitoren e nëntë rresht, në po aq ndeshje të Bundesligës.
Goli i fitores për Bayernin erdhi në minutën 23’ nga Thomas Muller, i cili e shënoi golin e tij të nëntë në këtë stinor.
Në javën e ardhshme, Bayerni e pret në shtëpi ekipin e Kolnit, ndërsa Werder Bremeni do të jetë mysafir i Mainzit.