Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

E nisim nga Stambolli

Design: Olsen Kraja

E nisim nga Stambolli


Shkruan: Luan MORINA

2 November, 2018 @17:49

Cilat janë 5 ndeshjet për t’u parë këtë fundjavë? Le ta shohim më poshtë:

1. Galatasaray – Fenerbahce (e premte, ora 7)

Që nga fitorja e fundit në ligë në vjeshtën e vitit 2014, Galatasaray ka fituar më shumë tituj të ligës se sa ndeshje kundër rivalëve nga qyteti. Vitin e kaluar të dy ndeshjet përfunduan pa gola, derisa në sezonin e parafundit Fenerbahce kishte fituar të dy ndeshjet. Ndeshja e sotme i gjen këto dy ekipe në anë të kundërta të tabelës, por ky duel rrallëherë brengoset për tabelën!

Fenerbahce kanë larguar Philipp Cocun pas njërit nga fillimet më të këqija në historinë e vonshme të tyre. Kanë shënuar vetëm dy fitore në dhjetë xhirot e para, njëra nga to në udhëtim kundër Konyasporit. Pa trajner, fitorja në Turk Telekom Arena do të duhej të ishte mision i pamundur, por në fakt mund të jetë rikthimi që iu nevojitet. Kjo për faktin që Galatasaray ka shfaqur formën më të luhatur në ligë ndoshta. Nga fitore 6-0 kanë shkuar në humbje 0-4 për t’u vazhduar me 4-1 e 0-3. Mungesa e një sulmuesi klasik me largimin e Gomis, mosshfrytëzimi i Derdiyok para qendërsulmuesit të improvizuar Sinan Gumus, lëndimet e vazhdueshme të krahëve të sulmit, dhe epshi për ide ‘revolucionare’ të Fatih Terim do të mund ta lënë Galatasarayin jashtë Evropës, dhe më afër konkurrentëve kryesor se sa që mund të ishin. E vetmja gjë pozitive për Galatasarayin është forma e ngjashme e Besiktasit!

Derbi i paparashikueshëm ku fitorja është jetë a vdekje, për të nisur javën!

2. Arsenal – Liverpool (e shtunë, ora 6e30)

Kjo formë e Liverpoolit, sidomos pas transferimeve të verës ka qenë e pritshme. Ajo çka nuk ka qenë e pritshme është forma aktuale e Arsenalit. Përkundër lëndimeve në mbrojtje, Emery ka arritur të gjejë një ekip me të cilin ka bërë një seri rezultatet të mira. Por, duhet të përmendim edhe kualitetin e kundërshtarëve në të cilët kanë hasur që nga xhiroja e tretë e kampionatit, pas dy humbjeve nga Manchester City e Chelsea.

Ndryshe janë punët me Liverpoolin, të cilët kanë pasur kundërshtarë më të mirë, përfshirë edhe Evropën. Një fitore kundër Arsenalit, që është e pritur, do t’i rehatonte në krye me një seri ndeshjesh me kundërshtarë jashtë gjashtëshes deri më 16 dhjetor kur luajnë kundër Manchester Unitedit. Do të jetë interesante të shohim se sa janë ngritur psiqikisht lojtarët e Arsenalit nën Emeryn për t’u përballur me ekipe të mëdha. Fillimi nuk ka qenë shumë pozitiv!

3. Wolverhampton – Tottenham (e shtunë, ora 15n9)

Nisur nga sezoni i ardhshëm do të jenë tetë javë me ndeshje në orarin e mbrëmjes të shtunave në Premier League. Kjo ndeshje është një mundësi tjetër e mirë për t’u adaptuar me këtë orar fansat e Premier League, sidomos në net sikur kjo kur alternativat e vetme janë duelet e Barcelonës dhe Juventusi kundër ekipeve të cilat rrezikojnë apo janë ngritur nga kategoritë e dyta. Nga të tria këto, vetëm një ndeshje sjell paqartësi rreth fituesit.

Wolves kanë nisur sezonin për mrekulli, dhe ndonëse nuk është një pozitë që do të linte gojëhapur, është një zhvillim i ngadaltë dhe i sigurt që përshtatet me planin afatgjatë. Kanë një ekip stabil në të cilin Nuno Espiritu Santu bën fare pak ndryshime. E në Ruben Nevesin e Jonny Castron mund të shihni dy nga talentet më të mbresëlënëse këtë sezon në Premier League. Në anën tjetër, Tottenham janë sa lart aq edhe poshtë. Ndryshime të shumta në formacion, mungesa për shkak të lëndimeve, mungesa e ardhjeve, dhe një trajner me mendjen tek Reali i Madridit, kanë penguar Tottenhamin të jetë edhe më i mirë. Sidomos në Evropë.

4. Chelsea – Crystal Palace (e diel, ora 5)

Crystal Palace i morën një pikë Arsenalit me anë të dy penalltive. E kundër Chelseat që nga rikthimi në Premier League, Crystal Palace ka bilanc goxha pozitiv, sidomos në Stamford Bridge. Në pesë sezonet e fundit, Chelsea ka fituar tre herë derisa dy fitore iu kanë takuar mysafirëve, që të dyja me rezultat 2-1.

Megjithatë, me Maurizio Sarrin nuk do të jetë lehtë për Crystal Palace të marrin pikë në Stamford Bridge. Loja e tij është ndër më të bukurat në Premier League, shija e të cilës nuk po humbet as me përdorimin e rotacionit tani që jemi në muajin e tretë të sezonit. E Crystal Palace nëse arrijnë të konkretizojnë shanset për dallim nga java e kaluar, mund të marrin edhe një pikë shtesë në luftën për mbijetesë.

5. Sociedad – Sevilla (e diel, ora 6e30)

Pas humbjes nga Barcelona, Sevilla u kthye me dy golat e Pablo Sarabias kundër Huescas për të mbajtur hapin me katalunasit. Ndërkohë Adnan Januzaj pati paraqitjen e parë këtë sezon për Sociedadin në humbjen kundër Atleticos kur u inkuadrua për nëntë minutat e fundit pas lëndimit që e kishte ndjekur këtë vjeshtë.

Është interesante të shohim tabelën me Alavesin e Sevillan si ndjekësit e parë të Barcelonës në La Liga. Duke pasur parasysh formën jo të mirë të Realit, ndoshta do të jetë një imazh që do të na ndjek për një kohë të gjatë. Duhet të pranojmë që tabela po duket e baraspeshuar, momentalisht!


FEDERATA ONLINE

FFK me web të ri

FFK Superliga/Kosova

FFK me web të ri

01/11/18 @ 19:58

COPA DEL REY

Lenglet në 90’

La Liga

Lenglet në 90’

31/10/18 @ 23:32

MILAN-GENOA

Romangoli shpëton rossonerët

Serie A

Romangoli shpëton rossonerët

31/10/18 @ 22:23

KOSOVA U17

Këtu shikoni ndeshjen vendimtare: KosovaU17-QiproU17

Kosova

Këtu shikoni ndeshjen vendimtare: KosovaU17-QiproU17

01/11/18 @ 14:51

COPA DEL REY

Solari nis mbarë me mbretërit

La Liga

Solari nis mbarë me mbretërit

31/10/18 @ 22:16

KUPA E HOLANDËS

Edhe Zeneli me gol në fitore

International/Sportistë shqiptarë në botë

Edhe Zeneli me gol në fitore

31/10/18 @ 21:53

KUPA E HOLANDËS

Avdijaj fenomenal, shkëlqen në fitore

International/Sportistë shqiptarë në botë

Avdijaj fenomenal, shkëlqen në fitore

31/10/18 @ 21:44

HAZROLLAJ ME 4 GOLA!

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

FFK Superliga

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

18/05/24 @ 21:30

NIKLI GJEN DISI FITOREN

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

FFK Superliga

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

18/05/24 @ 18:53

PËRMIRËSOJNË GOL-DALLIMIN

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

FFK Superliga

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

18/05/24 @ 18:25

NË MOMENT TË RËNDËSISHËM

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

FFK Superliga

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

18/05/24 @ 18:09

BALLKANI FITON TITULLIN NË SHTËPI TË NDJEKËSIT KRYESOR

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

FFK Superliga

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

18/05/24 @ 17:43

GRUPI A - ZVICRA

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

Evropiani

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

17/05/24 @ 11:24

VIDEO

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

FBK Superliga

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

17/05/24 @ 00:00

MË I MIRI I NDESHJES

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

FBK Superliga

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

16/05/24 @ 23:17

GRUPI E - UKRAINA

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

Evropiani

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

16/05/24 @ 22:30

GRUPI D - FRANCA

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

Evropiani

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

16/05/24 @ 22:01


 
Të gjitha lajmet nga