MILAN-GENOA
Romangoli shpëton rossonerët
31 October, 2018 @22:23
Ndeshja e shtyrë e xhiros së parë të stinorit për shkak të tragjedisë në qytetin e Xhenovës, është zhvilluar sonte.
E Milan me fitoren e arritur, ka dalë në pozitë të katërt të klasifikimit.
Ka ardhur fitorja e dytë me radhë për Milanin dhe atë brenda 4 ditëve të fundit, ndërsa Alessio Romagnoli me gol të papritur ka kryer punë tri pikëshe për 2-1 në minutë të fundit të ndeshjes.
Spanjolli Suso i dha avantazhin e shpejtë Milanit duke shënuar në minutë të katërt të ndeshjes për 1-0.
Mirëpo, në fillim të pjesës së dytë ka qenë Romagnoli që ka devijuar në portën e tij për 1-1 të Genoas 54’.
Me këtë fitore, Milan ka kërcyer në pozitën e katërt të klasifikimit.
ROMAGNOLI WHAT A GOAL IN THE 90TH MINUTE!!!
— TheMilanBible (@TheMilanBible) October 31, 2018
[via @TVACM] pic.twitter.com/3PgGzqyuQf