PRISHTINA - TREPÇA '89
E pesta me radhë
31 October, 2018 @19:38
Ndeshja e fundit e xhiros 13, përfundoi me fitoren e Prishtinës kundër Trepçës ‘89 me rezultat 2-0.
Djelmoshat e trajnerit Mirel Josa, gjatë tërë ndeshjes dominuan dhe me meritë i regjistruan tre pikët e radhës.
Goli i parë erdhi nga sulmuesi në formë, Mario Morina, pas një harkimi nga këndi, ku pas dy tentimeve shënoi Morina në minutën e 16-të, ndërsa në minutën e 31-të, Arbër Hoxha shënoi, por është anuluar goli pasi që Basit Khalid luajti me dorë më parë.
Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Prishtinës, derisa golin vendimtar e shënoi zëvendësuesi Mërgim Pefqeli, pas një goditjeje të fuqishme. Trepça ‘89, që nga minuta e 70-të, luajti me një lojtar më pak ngase u ndëshkua Ylber Maloku me karton të kuq.
Prishtina me këtë fitore vazhdon ndjejen e kreut me dy pikë më pak se lideri Feronikeli, derisa Trepça ‘89 mbetet në zonën e rrezikshme me 15 pikë të grumbulluara.
FORMACIONET STARTUESE:
PRISHTINA: Bekaj, Thaqi, Dallku, Arogo, Bekteshi, Boshnjaku, Miftaraj, Korenica, Hoxha, Morina, Khalid. | |||
TREPÇA '89: Beqiri, Pira, Basri, Shosha, Mersin, Maloku, Jashari, Gucev, Muja, Hyshmeri, Hyseni. |