JAVA XIII
Dita e vendasve?
31 October, 2018 @11:40
Pas dy ndeshjeve të luajtura dje, Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me 4 ndeshjet e tjera të xhiros.
Në bazë të renditjes tabelare, dita e sotme duket ‘ditë e vendasve’, pasi që favoritë për t’i fituar takimet janë ekipet vendase.
Në takimet e orës 13:30, skuadra e Gjilanit e pret KEK-un e vendit të fundit, Feronikeli në “Rexhep Rexhepi” e pret Drenicën, ndërsa Llapi gjithashtu llogaritet favorit ndaj Ballkanit në shtëpi.
Ndërkohë, ndeshja e fundit e ditës luhet me fillim nga ora 17:45 në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, takim në të cilin skuadra vendase e Prishtinës luan ndaj Trepçës ‘89.