LLAPI - BALLKANI
Fitore e mysafirëve në Podujevë
31 October, 2018 @15:39
Në 3 ndeshjet e ditës që filluan nga ora 13:30, befasia ka ndodhur në Podujevë.
Skuadra mysafire e Ballkanit i ka mposhtur vendasit e Llapit me rezultat 0-1, me golin e vetëm të takimit të shënuar nga Durim Gashi në minutën e 71’, gol i cili erdhi pas asistimit perfekt të Jetmir Topallit.
Pjesa e parë ishte mbyllur pa gola, ndërsa në pjesën e dytë gol shënuan vetëm mysafirët, për të shënuar 3 pikë shumë të vlefshme.
Kjo fitore, e treta me radhë, e ngrit Ballkanin në kuotën e 18 pikëve, ndërsa rëndësia fitores së sotme i shtohet sidomos pas barazimit të djeshëm mes Lirisë dhe Ferizajit, skuadra që po luftojnë bashkë me suharekasit për dalje nga zona ‘e ftohtë’. Në anën tjetër, Llapin kjo e humbje e lë 6 pikë larg kreut.
FORMACIONET STARTUESE
Llapi: Ademi, Jashari, Sinani, Idrizi, Blakçori, Namani, Maliqi, Emini, Zhdrella, Hajdari, Alidema. Ballkani: Ruxhi, Berisha, E.Gashi, Potoku, Shabani, Shala, Elezaj, Baftiu, Topalli, Emini, L.Gashi. |