GJILANI - KEK-u
Fitore ndaj KEK-ut të dorëzuar
31 October, 2018 @15:31
Në përballjen e zhvilluar sot në Gjilan, skuadra vendase e Gjilanit ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 ndaj KEK-ut nga Obiliqi.
Skuadra vendase golin e parë e gjeti përmes futbollistit Wilber Perez, i cili shënoi në minutën e 33’ të ndeshjes, ndërsa fitorja u vulos nga Vilfor Hysa në minutën e 85’ të takimit.
Kjo fitore e ngrit Gjilanin në kuotën e 20 pikëve, kurse KEK-u tashmë duket i dorëzuar sa i përket këtij sezoni të Superligës dhe përveç nëse ndodhë ndonjë mrekulli, kjo skuadër sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.
FORMACIONET STARTUESE
Gjilani: Kaçiu, Kastrati, Hyseni, Magani, Halili, Jefferson, Mustafa, Kqiku, Nika, Sadriu, Perez. KEK-u: Nika, Vitija, Rakovica, Stullqaku, Berisha, Sh.Preniqi, Krasniqi, Lleshi, Gjoka, Dudolli, A.Preniqi. |