BESNIK HASI

Besnik Hasi duke iu gëzuar pikës në Emirates/ anderlecht official/facebook
E paharrueshme!
5 November, 2014 @8:17
Kryetrajneri i parë shqiptar në Ligë të Kampionëve, Besnik Hasi, ka me çka të krenohet që në stinorin e parë të tij në Ligë të Kampionëve.
Ai ka arritur që t’i marrë pikë Arsenalit në Londër edhe pse vendasit ishin në epërsi tregolëshe, 3-0. Po, po, 3-0 dhe kjo në gjysmëorëshin e fundit të ndeshjes.
“Jam trajner i ri dhe shpresoj që të punojë edhe shumë, por kjo do të mbetet në kujtesën time. Ndoshta Arsenali kujtoi se është superior nga ai moment dhe mendoi se po luan për qejf të publikut. Por unë jam shumë, shumë krenar me ekipin tim. Ata treguar karakter dhe cilësi. Kanë qenë fantastik,” ka thënë Hasi pas ndeshjes transmeton kanali televiziv Eurosport fjalët e gjakovarit 42 vjeç.
Anderlecht ka dy pikë në Grupin D të Ligës së Kampionëve dhe është në luftë me Galatasarayin për të zënë pozitën e tretë për tu kualifikuar në Europa League, edhe pse teorikisht kanë mundësi që të vazhdojnë tutje në Ligë të Kampionëve.
Anderlecht vlerësohet si ekip modest në krahasim me ekipet tjera të Ligës së Kampionëve, përkundër traditës. Pika e arritur nga kampioni belg ka bërë që Arsenal të kritikohet me të madhe në Angli.