GRUPI B

Gashi debuton me gol, Real kualifikohet
4 November, 2014 @22:45
Baseli zviceran ka arritur të mposht thellë Ludogoretsin bullgar në ndeshjen e sontme të Ligës së Kapmionëve, 4-0.
Për herë të parë në Ligë të Kampionëve me fanellën e Baselit është paraqitur sulmuesi i kombëtares shqiptare, Shkelzen Gashi, që ka shënuar edhe gol - duke e kurorëzuar paraqitjen e parë të tij në garën elite me Baselin si është më së miri.
Taulant Xhaka ka qenë i pazëvendësueshëm në ekipin e Baselit, duke zhvilluar 90 minutëshin e katërt të tij në Ligë të Kampionëve.
Me këtë fitore Basel tani kërcen në vend të dytë edhe me pikë më shumë se kundërshtarët tjerë për vendin e dytë, Liverpool dhe Ludogorets, derisa Real Madrid është i pakapshëm në vendin e parë.
Real Madrid kualifikohet
Madrilenët kanë arritur të mposhtin Liverpoolin përsëri brenda dy javëve të Ligës së Kampionëve. Karim Benzema ka qenë njeriu që ka shënuar golin e vetëm dhe kualifikues për mbrojtësin e titullit të Europës në futboll.
Ndeshjet e radhës:
Ludogorets - Liverpool | |||
Basel - Real Madrid |
TABELA E GRUPIT B:
1 | Real Madrid | 12 pikë | ||
2 | Basel | 6 pikë | ||
3 | Liverpool | 3 pikë | ||
4 | Ludogorets | 3 pikë |