LLAMKOS KOSOVA

E para si mysafir për kampionin
7 November, 2014 @15:00
Kampionja aktuale e Kosovës në futboll, Llamkos Kosova, ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme në Istog sot.
Djelmoshat e Bekim Shotanit kanë arritur që të dalin shpejtë në epërsi përmes sulmuesit në formë, Labinot Osmani, i cili shënoi që në minutën e dytë të takimit për të ndërruar rezultatin fillestar të ndeshjes.
Nuk kaloi shumë, Osmani edhe njëherë dërgon topin në rrjetë të Sanel Bandicit për të ngritur epërsinë e mysafirëve nga Vushtrria në stadiumin Demush Mavraj.
Përkundër se Istogu reagoi shpejtë përmes ish sulmuesit të Prishtinës, Suad Saliagic, 1-2, deri në fund - nuk ndërroi asgjë sa i përket rezultatit dhe Llamkosi arriti te tre pikët e mëdha.
Me këtë fitore Llamkos Kosova kërceu nga pozita e gjashtë në të katërtën, derisa Istogu është shumë afër zonës së rrezikshme të Superligës.
Përndryshe, kjo ka qenë fitorja e parë e Llamkos Kosovës si mysafir këtë stinor në Superligë.