Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEICESTER CITY 0-1 MANCHESTER UNITED

E treta radhazi! United po këndellet

Jadon Sancho duke festuar golin/ Foto: ManchesterUnited/fb

E treta radhazi! United po këndellet


1 September, 2022 @22:50

Manchester United ka arritur të shënojë edhe fitoren e tretë radhazi në Premier Ligë, ndërsa të dytën jashtë terrenit të vetë, derisa sonte ka mposhtur ekipin e Brendan Rodgers, Leicester City.

United ka fituar ndeshjen falë golit të shënuar nga Jadon Sancho 0-1 në pjesë të parë të lojës, kur ai u asistua nga Marcus Rashford, ndërsa Leicester me këtë humbje tashmë futet në rrezik të mirë, së paku sa i përket muajve të radhës, pasi që pas pesë ndeshjesh ka vetëm një pikë!

United, që nisi stinorin jo mirë me dy humbje radhazi, tashmë ka nëntë pikë pas tri fitoreve radhazi të shënuara dhe është mbi rivalin Liverpool, por edhe Chelsea në renditje, ndërsa Sancho ka shënuar golin e dytë të stinorit, e Djajt e Kuq tashmë në ndeshjen e dytë radhazi nuk kanë pranuar gol!

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League