LISTA

FSHF
Edhe 4 debutues kuqezi
3 June, 2013 @14:20
Gianni De Biasi ka publikuar mbrëmë edhe tetë emrat shtesë për të kompletuar listën e kuqezinjëve për nedshje ndaj Norvegjisë.
Në këto emra ka edhe katër debutues tjerë. Pas Jurgen Gjasulës dhe Azdren Llullakut, tashmë Ilir Berisha, Ergys Kaçe, Amir Abrashi dhe Vullnet Basha do të presin paraqitjen e parë me fanellën kuq-e-zi.
Katërshja tjetër që e kompleton listën e De Biasit janë: Elseid Hysaj, Emiliano Vila, Valdet Rama dhe Hamdi Salihi.
LISTA E KOMPLETUAR E GIANNI DE BIASIT:
Portierë: | Etrit Berisha (Kalmar), Samir Ujkani (Palermo) dhe Orges Shehi (Skenderbeu); | ||
Mbrojtës: | Tefik Osmani (Teuta), Admir Teli (Karabach), Ansi Agolli (Karabach), Renato Arapi (Skenderbeu), Armend Dallku (Vorskla), Debatik Curri (pa klub), Mërgim Mavraj (G. Furth), Elseid Hysaj (Empoli) dhe Ilir Berisha (Orebro); | ||
Mesfushorë: | Sabien Lilaj (Skenderbeu), Ervin Bulku (Sepahan), Jurgen Gjasula (Disburg), Migjen Basha (Torino), Amir Abrashi (Grasshopers), Ergys Kaçe (PAOK), Valdet Rama (Valladolid), Emiliano Vila (Giannina), Vullnet Basha (Sion) dhe Armando Vajushi (Litex); | ||
Sulmues: | Edgar Çani (Catania), Erion Bogdani (Siena), Hamdi Saliihi (Jiangsu) dhe Llullaku (G. Metan) |