ROSSONERI

REUTERS
Mbetet Allegri
3 June, 2013 @10:22
Përkundër përfoljeve të ndryshme se Massimiliano Allegri do të largohet nga Milan në fund të stinorit, kjo nuk ndodhi.
Pas një darke me Silvio Berlusconin, mbrëmë, Massimiliano Allegri ka fituar besimin për të vazhduar kontratën me rossonerët, në vitet e ardhshme.
Bëhet e ditur se ish trajneri i Cagliarit, Allegri, ka qenë i favorizuari i zëvendës presidentit të klubit, Adriano Galliani, derisa vetë presidenti Berlusconi ka kërkuar sjelljen e Clarence Seedorfit në krye.
Në fund Allegri ka fituar besimin dhe do të vazhdojë me Milanin.