BAYERN

REUTERS/Thomas Peter
Stinori perfekt bavarez!
1 June, 2013 @21:29
Pas Bundesligës dhe Ligës së Kampionëve, Bayern ka arritur të ngrisë edhe trofeun e Kupës gjermane. Kështu gjiganti bavarez ka kompletuar krejt trofetë e mundshme për një ekip gjerman në një stinor - më të rëndësishmet.
Stuttgarti i shkretë është dashur që të shikojë të 90 minutat e ndeshjes ku Bayerni tregonte forcën në çdo aspekt.
Goli i parë i ndeshjes erdhi nga penalltia, kur shënoi Thomas Muller, për të përfunduar pjesën e parë me epërsi minimale.
Ndërsa në pjesën e dytë makineria bavareze vazhdoi punën e saj, kur pas një lëvizjeje të bukur të Arjen Robben, Philipp Lahm dërgon topin te Mario Gomez, i cili nuk e kishte vështirë të shënojë nga dy metra. Gomez shënoi edhe njëherë më vonë për rezultatin prej 3-0 të bavarezëve që tregonte dominimin edhe me rezultat të super ekipit të Jupp Heynckes - që tha fjalën e fundit në futbollin europian këtë stinor.
Stuttgart, arriti të ulë epërsinë e bavarezëve më vonë në 3-1, duke ngritur edhe shpresat për befasi kur rezultati u bë 3-2 - të dy golat nga Martin Harnik, sa për të treguar se nuk janë befasisht në finale dhe për t’ia futur ethet bavarezëve në fund, derisa Jupp Heynckesi hynte në fushë për të penguar gjyqtarin dhe për t’i kundërshtuar vendimet e tij.
Kosovari Xherdan Shaqiri u fut në ndeshje në minutën e 91-të.
DFB POKAL - FINALJA:
Bayern Munchen - Stuttgart | 3-2 | Muller 37', Gomez 48', 61' - Harnik 71', 80' |
FAKT:
1 | Bayern Munchen është ekipi i parë gjerman që arrin këtë sukses! |
FAKT:
1 | Këtë sukses deri më tani e kanë arritur vetëm këto ekipe europiane: Celtic, Ajax, PSV Eindhoven, Manchester United, Barcelona dhe Inter; |