Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MOU

Lamtumira me fitore!

REUTERS/Javier Barbancho

Lamtumira me fitore!


1 June, 2013 @19:09

Jose Mourinho është përshëndetur nga Real Madrid me fitore ndaj Osasunës. Portugezi karizmatik ka përfunduar aventurën tre vjeçare në kryeqytetin spanjoll duke e mposhtur me rezultat 4-2 me Osasunën. 

Gonzalo Higuain dhe Michael Essien kanë shënuar brenda tre minutave (35 dhe 38) për avancimin dygolësh të los blancosëve. Por në pjesën e dytë Osasuna ka befasuar duke shënuar dy herë dhe duke barazuar rezultatin (52 dhe 63). 

Pak më vonë është zgjuar Karim Benzema, për të shënuar për riavantazh të Real Madridit, ndërsa në fund Jose Callejon ka vulosur fitoren e fundit të Mourinhos, në stinorin më të keq të tij me Realin në këto tre vitet e fundit. 



LA LIGA, SOT:

Real Madrid - Osasuna 4-2 Higuain 35', Essien 38', Benzema 69', Callejon 89' - Roberto Torres 52', Cejudo 63'

 
Të gjitha lajmet nga La Liga