Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILIONERËT

Monaco don Marchision

REUTERS

Monaco don Marchision


1 June, 2013 @12:26

Monaco ka kthyer sytë kah mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio. Tash, skuadra françeze pret përgjigje nga kampioni i Italisë, pas ofertës së tyre prej 25 milionë eurove të bërë zyrtarisht. 

Marchisio, i rritur në akademinë e bianconerëve deri dje ka qenë i paprekshëm, por me shkëlqimin e mesfushorit të ri, Paul Pogba, Juventus konsideron edhe përfitimin nga mesfushori. 

Monaco vetëm brenda një jave ka harxhuar 120 milionë euro në transferime, duke marrë emra si Radamel Falcao, Joao Moutinho dhe James Rodriguez - prej se klubin e ka marrë miliarderi rus, Dmitry Rybolovlev. 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A