Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COUPE DE FRANCE

Kupa pas 26 viteve

REUTERS/Benoit Tessier

Kupa pas 26 viteve


1 June, 2013 @11:10

Sulmuesi 25 vjeçar nga Mali, Cheikh Diabate, ka qenë njeriu i ndeshjes finale ndërmjet Bordeuax dhe Evian, të vlefshme pë Kupën e Francës.

Ai ka shënuar dy gola dhe ka dështuar njëherë nga penalltia në ndeshjen që u ngjallë plotësisht në pjesën e dytë të saj. Diabate shënoi në minutën e fundit të ndeshjes për rezultatin 3-2 në të mirë Bordeaux, të cilët fituan Kupën e Francës për herë të parë pas 26 viteve. 

Në fakt, Bordeaux ka qenë dy herë në epërsi gjatë ndeshjes derisa Evian, gjithmonë barazonte. Në fund, kur futbollisti afrikan shënoi për 3-2, Evian nuk kishte kohë të reagonte për të çuar ndeshjen në vazhdime. 

Në fund të fundit, fitorja ka qenë e merituar për skuadrën e udhëhequr nga Francis Gillot, me ç‘rast edhe siguruan daljen në Europa League në stinorin tjetër. 



COUPE DE FRANCE - FINALJA:

Bordeaux - Evian 3-2 Diabate 39', 89', Saivet 53' - Sagbo 51', Dja Dje Dje 70'

 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1