SNEIJDER

REUTERS
Mirë iu bë Interit
31 May, 2013 @15:00
Në një bisedë me holandezen, De Telegraaf, mesfushori i Galatasarayit, ëesley Sneijder, ka thënë se ish ekipi i tij Inter ka tentuar ta shkatërrojë atë si futbollist.
“Më vjen keq për tifozët, futbollistët dhe trajnerin e larguar, që përfunduan në vendin e nëntë duke mos arritur as të dalin në gara europiane,” ka thënë Sneijder.
“Mirëpo, nuk më vjen aspak keq për disa persona aty që provuan të më shkatërrojnë disa herë. Po të mos isha i fortë mentalisht, unë do të kisha lënë futbollin tani,” ka vazhduar holandezi për të shtuar edhe një vërejte ndaj ish klubit të tij.
“Shpresoj që me dështimin e këtij stinori, disa persona aty të kthejnë kokën pas dhe të shikojnë në gabimet që i kanë bërë,” ka thënë në mes tjerash Sneijder.
Sneijder, pas shumë peripetive arriti të ndërrojë klub dhe kështu për shkak të ofertës më të mirë dhe aventurës së re, la Interin pas një lëndimi që e mbajti gjatë jashtë fushe, për kampionin turk, Galatasaray.