Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBROJTËSI

Chedjou në Galatasaray

REUTERS

Chedjou në Galatasaray


31 May, 2013 @11:37

Galatasaray, kampion i Turqisë, ka arritur marrëveshje me mbrojtësin kamerunas të Lille-it, Aurelien Chedjou. 

Chedjou ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin turk dhe do të përfitojë 2.2 milionë euro në vjet. 

Gjithashtu, skuadra kuq-e-verdhë nga Stambolli i ka paguar 6.3 milionë euro për t’ia blerë kontratën futbollistit. 

Galatasaray stinorin e kaluar pat befasuar botën e futbollit kur bleu mesfushorin holandez të Interit, Wesley Sneijder dhe sulmuesin e Bregut të Fildishtë, Didier Drogba. Përveç që janë shpallë kampion në Turqi, skuadra turke kishte arritur të fitonte një ndeshje çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Real Madridin, pas së cilës u eliminua për shkak të rezultatit të përgjithshëm. 


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1