Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BLUE

Chelsea blen Schurrlen

REUTERS

Chelsea blen Schurrlen


31 May, 2013 @11:54

Skuadra që zuri vendin e tretë në Premier League dhe ka fituar trofeun e Europa League  këtë stinor, Chelsea, ka arritur të transferojë sulmuesin gjerman, Andre Schurrle. 

Sipas njoftimit të lëshuar nga klubi londinez, ata i kanë paguar Bayer Leverkusen-it 22 milionë euro dëmshpërblim për futbollistin. 

Në këtë marrëveshje u përfshi edhe sulmuesi belg, Kevin De Bruyne, i cili do të kalojë si huazim nga Chelsea në Bayer stinorin tjetër. 

Schurrle 22 vjeçar është njëri ndër sulmuesit me potencial më të madh në Bundesligë. Ai ka shënuar 23 gola në 65 paraqitje për farmaceutët. Chelsea ditë më parë ka konfirmuar edhe ardhjen e trajnerit Jose Mourinho. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League